RTSH po përballet sërish me kritika, pasi moderatorja kryesore e emisioneve sportive, Hygerta Sako, ka braktisur papritur programet ku drejtonte për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Sako mungoi mbrëmjen e djeshme në emisionin kryesor sportive dhe mungesa e saj erdhi pasi moderatorja ndodhet tashmë në izolim në një hotel, si pjesë e procedurave për hyrjen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ky veprim ka ngjallur reagime, duke rritur kritikat ndaj RTSH-së, një institucioni që shumë e konsiderojnë të kthyer në një strukturë qesharake, ku moderatorët largohen nga emisionet zyrtare për t’iu bashkuar programeve të shoëbizit.

Një situatë që tregon qartë se në çfarë gjëndje profesionalizmi dhe serioziteti ka përfunduar transmetuesi publik.