Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Samitin e Planit të Rritjes në BE, mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Rama deklaroi se në vitin 2026, do të hiqen tarifat roaming do të hiqen me BE.
Kreu i qeverisë shtoi se po në 2026, Shqipëria do të ketë gati portofolin digjital
“Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, kur trenat e bashkëpunimit rajonal nisën dhe mbeten vetëm në platformë. Më lini ta them ndryshe. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar. Të ndërtojmë së bashku. Deklaratat e pohimet kanë vlerë vlejnë kur shkurtojnë distancat, njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ndjejnë punë më të mira, lirinë e lëvizjes. Taridat roaming midis BE dhe BP, do të përfundojnë në 2026. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming, tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, romaing right and home, është programi që do i japë fund sistemit të tarifave. Deri në 2026 do jemi gati. Roaming nuk ka të bëjë me fatura telefonike, por heqjen e një kufiri tjetër digjital. Identiteti digjital në Shqipëri është gati. Kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje atje. 3 pikëkalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi, duhetr të marin fundi. Kemi rëndë daskord për 16 pika përparësimi. Do t’i hapet rrugë financimeve. Një kamion i vonuar, është PBB e vonuar. Kështu duket integrimi, kur e shikon të përditshme. Agjenda e reformave, 618 hapa drejt Europës. Rajoni nuk ka provuar reforma në këtë shkallë, të miratuara në kuadër të Planit të Rritjes. Reformat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. I mbyllim me reforma që janë të mërzitshme në letër, të lodhshme, por absolutisht transformuese në realitet”, theksoi ai.




















