Kryeministri Edi Rama thotë se Shërbimi i Neurokirurgjisë te Spitali Universitar i Traumës është pajisur me teknologji moderne.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pajisjet mundësojnë ndërhyrje me saktësi maksimale.

“Spitali Universitar i Traumës, ku Shërbimi i Neurokirurgjisë, i pajisur me teknologji moderne, mundëson ndërhyrje me saktësi maksimale e ku po vijon puna për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe rritjen e standardeve të shërbimit”, shkruan Rama.