Mbledhja e një dite më parë mes demokratëve në Degën e PD në Kamëz u shoqërua me tone të larta zëri dhe akuza të forta

Ka qenë një prej anëtarëve të kësaj force politike ajo e cila u përfshi në një debat me deputetin dhe sekretarin, Flamur Noka, të cilit i kërkoi “llogari” për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe faktin e nevojës për një frymë të re udhëheqjeje.

Nga video e publikuar një ditë më parë, demokratja ka hedhur dyshime mbi procesin e primareve në PD, ndërkohë që Noka me tone të larta i kërkoi që të lexonte statusin dhe që mendimi i saj nuk merrej për konsideratë.

“Statuti nuk të lejon ty me të pyet për primaret se i vendos unë. Ty nuk të pyesim fare”, iu drejtua Noka asaj.

Zonja në fjalë e cila deri në këto momente ka qenë enigmatike për publikun, thuhet se është mbesa e shkrimtarit dhe albanologut shqiptar, Martin Camajt.

Ky fakt është bërë me dije në rrjetet sociale nga një ish-anëtar i bluve i cili po ashtu akuzon Nokën se e ka përjashtuar nga strukturat.

Ish i përndjekuri politik në kohën e regjimit komunist Kujtim Çekani shkruan në rrjetet e tij sociale: “Flamur Noka debat të ashpër me Mbesën e Martin Camajt! Largohu nga PD i thotë Muli. E shikoni në çfarë derexheje kemi arritur”.

Teksa më tej në komente ka zbuluar faktin se ka qenë Flamur Noka ai i cili sipas tij e ka “përzënë” nga të djathtët.

Ndërkohë ky status i tij ka marrë të tjera reagime, ku një prej tyre ka qenë edhe doktori Ilir Allkja. Sipas mjekut, në mars të vitit 2021, rastësisht ka takuar deputetin Noka i cili vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare i kërkoi që të largohej nga Shqipëria pasi “vendi nuk bëhej”.

“Në mars të vitit 2021, e kam takuar rastësisht te Kalaja në Tiranë. – Nuk paske ik ti, më tha, ik ore se nuk bëhet ky vend.
/TEMA
Ishte 1 muaj para zgjedhjeve parlamentare që këta i shitën, ndërsa unë i varfri besoja se do fitonte opozita”, shkruan doktori në një prej komenteve të bëra në statusin e Kujtim Çekanit.