Sot në Romë, në kuadër të samitit të parë ndërqeveritar mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, i drejtuar nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama, u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”.
Dokumenti u firmos nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe homologu i tij italian, Guido Crosetto.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta mes forcave të armatosura të dy vendeve.




















