Kryeministri Rama në seancën plenare në Kuvend prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026 ku fokus do të ketë rritja e pensioneve dhe pagës minimale në 500 euro.
Rama gjatë fjalës së tij përmendi disa prej të dhënave të nxjerra nga EUROSTAT dhe FMN të cilat vlerësojnë vendin tonë për progres ekonomik. Sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. Shqipëria është më pranë mesatares së BE. Sipas FMN, tha se Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme.
“U ngacmova nga deputeti që më rri përballë, po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjitha grupkapitujt. Ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Po të mos e mendonin këtë nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave. Në këtë vend punët janë ndarë, përsa kohë vazhdoni të bëni këtu prokurorinë popullore, do vazhdoni të jeni aty ku jeni edhe më të tkurrur.
Sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. Shqipëria është më pranë mesatares së BE. Këtë e thotë Eurostat. Lidhur me ndryshimet me peshën e ushqimit që ishte afro 50 për qind si peshë e buxhetit, sot është nën 40 për qind. Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. Sipas FMN, tha se Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta për pavarësinë e plotë të qeverisë së Shqipërisë. 450 milionë euroshi i inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që më mungon shumë dhe e kujtoj shpesh, 7×7 42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë fashikuj të ccëhstjeve të hetuara prej shumë vitesh. Gënjeshtrat tuaja janë me dhjetëra herë mbi realitetin.”




















