Shqipëria synon të transformohet në një vend eksportues i energjisë deri në 2030 .Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marë pjesë në takimin për sigurinë energjitike të zhviluar në Athinë nën kujdesin e departamentit Amerikan ku ka theksuar se vendi ynë synon të bëhet lider në rajon për energjinë.
Zv.kryministrja Balluku zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Energjisë së SHBA, Chris Ëright si dhe me Sekretarin Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum
Në fokus të diskutimeve të Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), u vendosën piketa të rëndësishme për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.




















