Një ditë historike e konsideroi kryeministri Edi Rama, mbledhjen e sotme të dy qeverive në Romë. Në konferencë më homologen italine, Giorgia Meloni, Rama tha se sot me Italinë u ulëm për të folur për të ardhmen e përbashkët

“Sot kemi edhe provën shkencore që përvec qeverisë italiane nuk ka një qeveri tjetër që të flasë 100% italisht vecse ajo shqiptare.
Sot për ne është një ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për ditë historike, por historike është kjo sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët

Të them të drejtën në të gjitha vitet që kam drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam patur kurrë asnjë dyshim mbi dashurinë dhe dëshërinë për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të italisë, Jemi mirënjohës se jo votmë Meloni është motra ime, por edhe ministra të saj janë të gatshëm për të na ndihmuar.

Besoj mos keqkuptohet kur unë them falë angazhimit vëllazaror të minsitrit të Italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por edhe aftësitë tona të përbashkëta.

Falenderim edhe për ministrin Tajani, ka qenë një mik i Shqipërisë, po na mbështet në të gjitha selitë tona, edhe në aspektin ekonomik dhe projekteve të përbashkëta. Nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani, uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht” tha Rama.