Juristi Kreshnik Spahiu e quajti një shuplakë ndaj establishmentit pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votimet e zgjedhjeve të parakohshme në 5 bashkitë e vendit: Tepelenë, Vlorë, Cerrik, Mat dhe Berat.

Spahiu tha se zhgënjimi më i madh vjen nga partitë e reja, të cilave duket se u firoi elektorati brenda 5 muajve nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Një nga dështimet për spektakolare janë partitë e reja. Nuk e imagjinoj dot se si mund të sfumosh 150 mijë votat që kanë marrë këto 4 partitë e reja.

Për 150 ditë, as 150 ditë nuk kanë kaluar dhe kanë hedhur në erë 150 mijë vota, duke mos garuar, duke u bashkuar me një parti e cila as kandidatë nuk nxorri, bëri sikur nxirrte, nuk ishte e aftë, si e si t’i fshiheshin garës. Sot i vunë vulën shkrirjes së tyre”,- tha Spahiu në një lidhje Skype, për Report Tv.