Avokati Romeo Kara në “Ora e Fundit” në ABC Neëws se ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një “vrasje shtetërore” që duhet zbardhur, duke sjellë në vëmendje edhe vendimet e Strasburgut, sipas tij.

Kara tha se prokuroria ka identifikuar piketat dhe mbledhur prova, ndërsa pritshmëria është që të thirren si të pandehur figura si Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Avokati akuzoi gjithashtu për shkatërrim provash, përfshirë çështjen e serverëve dhe për mbrojtje të hapur nga qeveria e asaj kohe, ndërsa vuri në dukje se hetimi deri tani ka qenë i cunguar.

Kara theksoi se një ndjekje më e gjerë mund të sjellë emra të tjerë nga “piramida e qeverisë” dhe se të paktën disa persona që kanë dëmtuar provat mund të përballen me përgjegjësi.

“21 Janari, është një vrasje dhe një tragjedi që duhet zbardhur. Ne dhe Strasburgu ka dalë në përfundimin që është një vrasje shtetërore e cila duhet zbardhur. Për këtë do të merret i pandehur Berisha dhe Basha. Prokuroria ka përcaktuar piketat dhe ka dëshmitë që ka ndodhur një ngjarje e tij. Tani ajo do të sqarojë detajet. Mendoj që ata që kanë prishur provat e kanë marrë parasysh që do të marrin një dënim më të vogël. Mendoj që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

Të paktën do të dalin ata që kanë prishur provat. Kemi të bëjmë me vrasje. Të shohim se në çfarë përfundime do të dalë prokuroria nga këto hetime. Janë shkatërruar provat, kemi rastin e serverëve e shumë të tjera. Prokuroria është ndaluar që të marrë provat. Ka qenë një mbrojtje e hapur nga qeveria e kohës ndaj njerëzve që kanë marrë pjesë në këto vrasje. Ka qenë një hetim i cunguar. Nuk besoj se Berishës në këto momente do i komunikohet një akuzë.

Mendoj se do të ketë një rreth më të gjerë, do të thirren më shumë persona, nga piramida e qeverisëse. Nëse Berisha nuk mban protestën i bie që të lirojë karrigen. I shfrytëzon protestat për të marrë pushtet dhe për çdo lëvizje politike”, tha avokati Kara.