Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ia ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, me ndihmën e politikës amerikane. Ngjela shtoi se të gjithë ata që flain kundër Prokurorisë së Posaçme, janë të trembur.

“Më lirni të flas. SPAK nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e paguajnë. Këta që flasin janë të trembur, të trembur nga akuza dhe të tremburit i falet gjithçka! Por gjykatën e SPAK nuk e godasin dot.

Ajo ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane. Të gjithë këta që flasin, janë të trembur. SPAK drejtohet nga ekipi perëndimor, ikni dhe shihni se i keni atje ekspertët”, tha Ngjela në ‘Studio Live’ .

Ndërsa për ’21 Janarin’, Ngjela tha se provat në dorë i kanë amerikanët.

“Nuk e di se e ka në dorë pushteti gjyqësor. Për sa i përket 21 janarit, atë e kanë hetuar në thellësi ekspertiza amerikane. Do të ia japin apo jo Shqipërisë, varet nga marrëdhëniet politike. E kanë hetuar dhe i dinë të gjitha. Kanë videot, se këta nuk e dinin çfarë do të thotë të djegësh pajisjet e regjistrimit në Kryeministri. Kujtonin se i dogjën, por nuk dinin rregullin, që të gjithë ato regjistrime, vënë dhe regjistrohem me kalifoni.

Do të na i japi apo nuk do të ia japi politika amerikane SPAK-ut, unë mendoj se do të ia japi. Shpresoj se ata i kanë të gjitha, 21 janarin e kanë shumë të dokumentuar. Të presim’, tha Ngjela.