Vijojnë paraqitjet fantastike për ekipin e Barrikadës në “Sunday League”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ardit Biba kanë marrë tre pikët e radhës teksa mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur me rezultatin 0 – 4 rivalët e “Friend’s Team”. Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe Barrikada udhëheq kampionatin me pikë të plota.

Edhe kjo ndeshje nuk pati shumë histori pasi që në minutat e para deri në vërshëllimëb e arbitrit do të “fliste” për Barrikadën teksa në 4 minutat e para gjeti dy herë rrugën e rrjetës me të përhershmin Arbër Mehmetllari dhe lojtarin me numër 17, Mario Gjoka.

Numri 9, Mehmetllari i cili zhbllokoi fillimisht shifrat e takimit gjeti për herë të dytë rrugën e rrjetës në minutën e 18 duke i çuar shifrat në 3 – 0.

Vulën fitores ja vendos sulmuesi me numrin 7, Mirej Berberi i cili fikson shifrat në 4 – 0.

Kështu pas 6 javësh kampionat ekipi i teknikut Ardit Biba vazhdon serinë e sukseseve me një tjetër ndeshje dominuese!