Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nesër do të flasë me homologun rus Vladimir Putin. Presidenti Erdoğan foli në një konferencë për shtyp pas Samitit të Liderëve të G20-s.

Duke njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me Putinin, Erdogan tha: Si Turqi, do të bëjmë gjithçka që mundemi për paqen. Para konferencës, Erdogan zhvilloi gjithashtu takime të njëpasnjëshme me udhëheqës të vendeve të ndryshme.