Me ftesë të homologut të tij holandez, kreu i qeverisë shqiptare ishte sot në një vizitë zyrtare në rezidencën kryeministrore të Dick Schoof në Hagë.

Edi Rama ka ndarë disa foto nga ky takim, teksa shpreh kënaqësi për ftesën dhe mikpritjen, duke theksuar se në tryezën e diskutimeve ishin marrëveshjet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, shkruan Rama.