Avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar thirrjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për hetimet për ngjarjen e 21 janarit është ndalur ndër të tjera edhe tek çështja e syrin të nxirë të Ndrea Prendit, asokohe Komandanti i Gardës së Republikës.
I pyetur nëse bëhet fjalë për goditje nga një protestues apo nga një person tjetër, Ngjela u shpreh se një efektiv i armatosur dhe me autoritet si Prendi nuk mund të goditej nga qytetarët.
“Atij përveçse një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht, e vriste”, tha ai në emisionin “Oponencë” në News24.
Sipas tij, çdo tentativë e tillë ndaj një efektivi të armatosur do të përfundonte me reagim të menjëhershëm, ndoshta edhe fatal.
“Po flasim profesionalisht, ai është i pushtetshëm, i armatosur dhe unë i vete i bie me grusht, më vret po të dojë. Ose më qëllon për të më plagosur. Të vret sepse ja lejon ligji” tha avokati.
Pyetje: Syri i nxirë i Ndrea Prendit, avokat keni ndonjë tezë, nga një gurë i protestuesve apo nga një grusht i ndonjë shtetari?
Spartak Ngjela: Atij përveçse një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht, e vriste. Po flasim profesionalisht, ai është i pushtetshëm, i armatosur dhe unë i vete i bie me grusht, më vret po të dojë. Ose më qëllon për të më plagosur. Të vret sepse ja lejon ligji. Po të dojë të vret.
Pastaj shikojnë, mund të kishe mundësi të mos shtije për ta vrarë, mund të ishte që ta trembej, është shumë e gjatë. Pra, ai u godit në sy. Me grusht është goditur, nuk na thanë që i ra një vazo. Po të ishte grurë nga protestuesit e kishin kapur kamerat. Do dali ajo, ka filluar procesi.




















