Rezultatet e dobëta dhe menaxhimi jo i duhur i situatës në ekip pas rastit të Nayara Ferreira, kanë bërë që Dinamo e volejbollit për vajza të pësojë revolucion. RTSH bën me dije se drejtuesit kanë vendosur të largojnë trajnerin Orlando Koja, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë ndihmësi Kliton Dodaj. Veç lëvizjes së trajnerit, edhe disa volejbolliste të huaja si Atepalina apo Kurerova, duket se i kanë dhënë lamtumirën ekipit.

Nuk përjashtohet mundësia e largimit edhe e Elena Begos, korçares që ka qenë për disa muaj kapitenia e ekipit. Fokusi do jetë te volejbollistet vendase të reja, të cilat kanë treguar se janë të afta të mbajnë peshën e garës.

Një situatë e tillë vjen në një kohë kur Dinamo e Volejbollit për vajza është bërë temë diskutimi në javët e fundit. Kjo pasi brazilianes 32-vjeçare të Dinamos, Nayara Ferreira, iu kërkua nga Federata Shqiptare e Futbollit një “test gjinie”, pas ankesave të klubeve të Pogradecit dhe Vllaznisë.

Menaxhimi jo i mirë i situatës, polemikat për këtë vendim dhe klima e tensionuar në ekip sollën rezultate të dobëta, çka kanë bërë që te Dinamo të ketë një revolucion në drejtim dhe ide.