Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën mbi shkencat e jetës dhe bujqësinë, ku ekspertët ndaë vizonin për bujqësinë dhe ekonominë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rektori i Universitetit Bujqësor, kishte kërkuar uljen e mesatares për pranimin e studentëve, pasi universiteti rrezikohej të mbetet pa studentë.
Por kreu i qeverisë u shpreh se duhej që universitetit t’i jepej marka e ekselencës teksa shtoi se sot, Bujqësori është një perspektivë e re për studentët.

“Dua vetëm të kthehem një çast, për të prekur pastaj, sa më shkurt disa pika. Momenti kur rektori i universiterti më është drejtuar me një sens urgjence, për shkak të numrit ë studentëve, dhe domosdoshmërisë që universiteti të mos mbetej pa studentë. Më ka kërkuar të mbështes idenë e uljes së mesatares së pranimit në këtë universitet. Unë i thashë rektorit që ne duhet të shkojmë në të kundërtën, t’i japim universitetit markën e ekselencës, duke i frymëzuar vajazat e djemtë që duan të hapin perpsektivën e arsimit të lartë, përmes një mundësie të re, t’u japë atyre forcën e dijes, për të qenë të nevojshëm për vendin. Kështu, lindi ideja për të shkuar së bashku me ministren në atë kohë, zv.rektoren, dhe një grup si një delegacion në dyert e universitetit Boku. I pari kryeministër që shkoja në derën e një universiteti. Kështu filloi bashkëpunimi që sot ka sjellë një situatë optimizmi. Ka rezultuar me 20 përqind plus studentë në universitetin Bujqësor, jo me mesatare të ulut. Ky universitet ka çelur një perpsektivë të re për vajza dhe djemtë. Do të jetë një fushë kaq jetike, sa vlerësimi për njerëzit që punojnë në këtë fushë, do të vijë duke u rritur, edhe nga aspekti financiar.”, theksoi ai.