Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me dosjen “Buka”.
Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.
Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake. Më tej, prokurori kërkon të pyeten si dëshmitar 14 persona, ndër ta edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.
“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së që po verifikohet”, deklaroi Prokurori i SPAK.
Burime bëjnë me dije se SPAK po verifikon një transfertë prej 3 mln eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë të lidhur me Ahmetajn.




















