Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, janë takuar me njëri-tjetrin.Ata kanë biseduar sëbashku në Zyrën Ovale, aty ku edhe kanë shtjelluar disa çështje.

Presidenti ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer, duke shtuar se do të punojnë për qytetin.

Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera.

“Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.

Presidenti Donald Trump deklaroi se së bashku me Mamdanin ndajnë të njëjtin qëndrim për nevojën e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa iu përgjigj një pyetjeje lidhur me situatën në Liban.

Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë.

“Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.

Ai nënvizoi se objektivi i përbashkët është vendosja e stabilitetit në rajon: “Ne duam të shohim paqe në Lindjen e Mesme”.