Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Gjormë të Selenicës, në qarkun e Vlorës.
Fillimisht u raportua për një person të plagosur rëndë, i cili ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por mësohet se ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në qendër të fshatit, ndërsa viktima është një i ri rreth 35 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.




















