Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij.

Ahmetaj e ka quajtur lajmin të rremë dhe ka bërë disa sqarime:

“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:”

“Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…”
“Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.”
“Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
“Më shumë detaje, në vijim…”, shkruan Ahmetaj.