SHPENDI TOPOLLAJ/ Ndoshta te mënyra se si u soll me Musine Kokalarin, duket më mirë se kudo tjetër pashpirtësia kriminale e Enver Hoxhës. Pasi i pushkatoi pa as më të voglin faj dy vëllezërit e saj, Mumtazin dhe Vesimin, në bodrumet e hotel “Bristolit”, krahas Kokalarëve të tjerë, i vunë prangat edhe Musinesë, e cila e kaloi jetën burgjeve dhe internimeve, ashtu e torturuar dhe e poshtëruar dhe sikurse besohet, jo vetëm nga dëshira e bashtos së Gjirokastrës për të zhdukur intelektualët apo ata që kishin kujtime jo aq të mira për të, por edhe pse iu refuzua kërkesa e tij për t’u martuar me Musinenë.

Kjo del fare qartë te letra që tri ditë para vrasjes i dërgon Mumtazi zonjës Makbule Xomo Vrioni, ku thotë: “Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: thjesht për motive personale, se ne kemi qenë kundërshtarë të okupatorit nazi-fashist dhe kemi punuar thjesht për të mirën e përparimin e Kombit. Siç e kemi biseduar edhe herë të tjera, fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime, nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj.. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë”. Dhe pikërisht ky pasazh të ndjek pas në çdo faqe të librit “Musine Kokalari një Yllësi”, përgatitur me shumë korrektësi nga ana e historianit të mirënjohur Uran Butka. Ecin këtu paralel dy jetë: ajo e Musinesë, intelektuale, atdhetare dhe luftëtare e paepur e fjalës së lirë dhe ashtu pa u dukur, por që e ndjek si hije e zezë, ajo e diktatorit, që tërë veset e tij të këqija si hipokrizia, narciPse Enver Hoxha i shënjestroi intelektualët e Gjirokastrës “Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh”, letra që paralajmëroi vrasjet e Kokalarëve “Fatkeqësi e kombit, që ra në duart e një përbindëshi”, letra e Mumtaz Kokalarit tri ditë para vrasjes, për zj.Makbule Vrionin sizmi, mosmirënjohja, shkelja e çdo norme njerëzore, pabesia, mbytja e mendimit të lirë, mungesa e mëshirës, falsifikimi i historisë… i vë në shërbim të mbajtjes së pushtetit. Dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të panjohur, pasi kohë më parë George Orwell e kishte thënë se “Pushteti është një qëllim, jo një mjet.

Nuk vendoset një diktaturë për të mbrojtur një revolucion, por bëhet një revolucion për të vendosur një diktaturë”. Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se Enver Hoxha nuk e pati të vështirë të sundojë si një diktator i paskrupullt, pasi në Shqipërinë e pas çlirimit, ishin ato kushtet që përmend Sandro Pertini që për ta ngritur e mbajtur në këmbë atë, nuk mungonin të uriturit dhe të papunët, si materiali nga i cili diktatura ndërtohet. Të tillët, pra turma e hallexhinjve i urrenin për vdekje të pasurit, ngaqë vetë ishin troku, i donin të poshtëruar të diturit, ngaqë vetë ishin analfabetë, brohorisnin të fortin, ngaqë vetë ishin të dobët, shpresonin te dogmat e komunizmit, ngaqë nuk e njihnin fare atë, prandaj dhe thërrisnin pa e vrarë mendjen shumë: “kriminelët në litar!”, prandaj edhe atje në internim i kishin mësuar edhe fëmijët e tyre ta quanin Musinenë “armike” dhe jo vetëm që i largoheshin asaj, por edhe kur ndërroi jetë ajo grua dinjitoze, nuk i shkoi askush në varrim.

NDËSHKIMI PREJ ORIGJINËS

Por cili qe “mëkati” i kësaj gruaje të ditur e guximtare? Mëkati i saj ishte se nuk kishte asnjë mëkat dhe kërkonte edhe për të tjerët një jetë më të mirë, ku njeriu të ndihej njeri, ku gjithkush ta kuptonte se kjo liri duhej kërkuar së pari brenda vetes. Pastaj, cila qe origjina e saj, familja ku u rrit dhe u edukua, shkollimi që kreu, vepra që shkroi dhe lëvizja politike që ndërmori? Ja si shkruan për këtë vetë ajo, atje në vetminë e asaj dhomës së varfër në Rrëshen: “Në familjen tonë sundonte fryma e re, e diturisë, e punës. Në shtëpinë tonë kishte hyrë dituria edhe në qëndrimet familjare. Mënyra të prera, fjalë të pakta, pavarësia e secilit, pa ngatërruar njëri-tjetrin. Librat ishin kudo. Dhe arsimimi, mbi të gjitha… Ky ishte ambienti familjar, ku u rrita unë”. Dhe në këtë ambient familjar të rrethuar nga librat, zotëronte mendimi i filozofit helen Sokratit se, ‘…ata që janë shkolluar, jo vetëm janë të lumtur dhe e menaxhojnë mirë shtëpinë e tyre, por u bëjnë dobi edhe njerëzve të tjerë’”.

Prandaj, edhe Reshati, babai i saj që kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte shërbyer si kryetar gjykate në Turqi, e më pas, për 25 vjet si avokat, u kujdes që fëmijët e tij të arsimoheshin sa më mirë. Dhe ata, vëllezërit Kokalari, njohës të disa gjuhëve të huaja, me veprimtarinë e tyre kulturore dhe tepër atdhetare, deri dhe me botime nga letërsia jonë dhe ajo e huaja, u njohën si pjesë e rëndësishme e elitës kulturore shqiptare. Ata çelën librarinë “Venus” dhe shtëpinë botuese “Mesagjeritë shqiptare” dhe mbanin lidhje me shqiptarin e madh dhe intelektualin e shquar Mit`had Frashëri dhe librarinë e tij “Lumo Skëndo”. Dhe kulmi është se vëllai i vogël Hamiti, fituesi i çmimit “Prix d`excellence” për rezultate të shkëlqyera dhe në vitin 1943 autor i librit “Kosova, djepi i shqiptarizmit” (e ribotuar e zgjeruar), në shqip e frëngjisht, ishte shok klase me Enverin, si në Gjirokastër, ashtu edhe në Liceun Francez të Korçës dhe kishin si profesorë Mumtazin dhe Vesimin.

INSTALIMI I KOMUNIZMIT

Shiheni ironinë paradoksale të “botës së re” që po instalonte komunizmi, ndërsa Enveri e kishte nënshtruar Shqipërinë ndaj jugosllavëve dhe i kërkonte Titos të pranonte vendin tonë si republikë të shtatë, Hamiti akuzohej se “kishte hedhur shumë gurë kundër Jugosllavisë motër”. Dhe si i shpëtoi pushkatimit nga që ishte i sëmurë, e shfrytëzuan si përkthyes edhe pse ia kishin vrarë pa gjyq vëllezërit e mëdhenj dhe burgosur të motrën. Atë motër, që pasi kishte përfunduar studimet në institutin femëror “Nëna Mbretneshë”, kishte vazhduar Universitetin “La Sapienza” në Itali, në Fakultetin e Letrave dhe Filozofisë. Musineja mbante nëpër mure fotot e rilindasve tanë si Naimi, Samiu, Vreto, Veqilharxhi, De Rada, Hoxhi e Kolea me shokë, ajo lexonte veprat e shkrimtarëve atdhetarë, por edhe kolosët e letërsisë së huaj si Dante, Petrarka, Gëte, Longfellou, Balzaku, Dikensi, Tolstoi, Çehovi, Turgenievi, Pirandelo, Vergas, Gorki, si dhe filozofët e mëdhenj, Niçe, Spinoza, Volteri, Kanti, Spenser, Shopenhauer etj. E mrekullonte ajo çka Italia ashëgonte nga historia, arti, arkitektura, letërsia, muzika, por ishte e papajtueshme me fashizmin që kërkonte ta mbyste lirinë dhe ishte bërë fuqi agresore, derisa kishte pushtuar edhe atdheun e saj. Për më tepër, ajo kishte nisur të shkruante vetë tregime, ku e nxiste profesor Xhuvani, artikuj publicistikë e të bënte përkthime. Libri i saj i parë “Si më thotë nënua plakë” tërhoqi vëmendjen e lexuesve të shumtë dhe parafoli se një shkrimtare me shumë perspektive po vinte te ne. Vetë Lasgush Poradeci është shprehur me shumë konsideratë për Musinenë. Ai e quan “Si më thotë nënua plakë”: “Një përshkrim i gjallë, realist dhe një rrëfim i freskët plot ngjyrë, plot shije, i nxjerrë krejt dhe befas nga momenti natyral i burimit të tij”. Për krijimtarinë e saj janë shprehur me simpati edhe personalitete të kulturës italiane, aq sa gjuhëtari i njohur Carlo Tagliavini pohon se e ka lexuar, rilexuar dhe vazhdon ta lexojë librin e saj. Në këtë pikë, autori Butka jep edhe përshtypjet e studiuesve dhe kritikëve të sotëm shqiptarë. Ja fjala vjen, se si shkruan shkrimtari ynë Visar Zhiti për veprën e saj në përgjithësi: “Musine Kokalari ka një meritë të veçantë për begatimin e letërsisë shqiptare, duke krijuar një tip të ri zhanri, të dallueshëm e origjinal dhe të pangjashëm me asnjë shkrimtar tjetër në fund të viteve ‘30″. Por Musineja, vajzë e re, patjetër që kishte dhe dëshira dhe ëndrra të moshës.

DASHURIA ME ITALIANIN

Botën e saj të brendshme, ndjenjat e saj të natyrshme, trazirat intime, Uran Butka na i përshkruan mjaft bukur te dashuria e pastër, por edhe e dështuar e saj, me një djalë italian, që ishte diplomuar në shkencat politike, i cili shkon diku si ushtar për të luftuar. Para syve na shfaqet një ndeshje midis dashurisë dhe parimeve. Ata duheshin, por parimisht ishin kundërshtarë. Prandaj te Musineja triumfon arsyeja, pra parimet e palëkundura të saj dhe sidomos dinjiteti, që nuk pranon nga askush përbuzje si e huaj. Ajo krenohet se është shqiptare deri edhe para atij kolonelit që takoi në tren, i cili kërkonte ta bindte se po e pushtonin Shqipërinë për ta civilizuar. “…S’jua kemi kërkuar të na civilizoni me anë të pushtimit. Ne të rinjtë po mësojmë dhe po ne do ta civilizojmë vendin tonë…”, ia përplas atij.

Dhe kur koloneli i thotë se ju jeni prapa botës, ende me karroca, ajo i përgjigjet: “Kjo nuk është një arsye që pushtimin ta quajmë shpëtim”. Pikëpamjet e saj përparimtare, në zymtësinë dhe ngatërresat e asaj kohe, Musineja, nuk i fshehu as në shtypin shqiptar. Madje edhe pas çlirimit, ajo e ndjeu se duhet ta ngrinte zërin akoma më shumë. Kjo qe dhe arsyeja, që duke parë se këtu gjithçka tregonte se po vendosej diktatura dhe po i mbyllej goja me dënime dhe raprezalje, atyre që kishin bindjen që e formuloi aq mirë Harry Belafonte: “Mospajtimi i mendimeve është themelor në secilën demokraci”. Kjo qe dhe arsyeja përse Musineja, ajo vajza dikur e ndrojtur dhe e heshtur, tani qe kthyer në një luftëtare për mendimin pluralist, duke iu futur politikës, edhe pse e dinte se kjo qe një ndërmarrje mjaft e rrezikshme. E qartë në atë që do të bënte, ajo organizoi me rastin e zgjedhjeve, një grup opozitar, për të konkurruar dhe pastaj populli le të vendoste. Por nuk e kishte atë mendje Enver Hoxha me të vetët; në shembullin e monstrës Josif Stalin, ai e kishte ndarë mendjen për të mos e ndarë me askënd pushtetin. Mjaftoi kjo që kalvari i vuajtjeve dhe torturave të asaj nëpër hetuesira, gjyqe e internime, madje edhe pasi internimi, pas viteve të gjata, përfundoi të ishin sa brutale aq çnjerëzore. Mendoni të kishe punë me xhelatë si Nevzat Haznedari… Asnjë mëshirë për një grua që e donte me gjithë zemër atdheun dhe popullin e saj.

Ad
I found this snake in my back garden. When the vet saw it, he shouted, ‘My God, call 911 right now!’
Interesticle
Remember Him Wait Till You See Him Now
Daily Sport X
Vetë Enveri, shprehej se donte ta zhdukte, por kjo nuk ishte e lehtë për një njeri si ajo? Vetë ai shkruan në kujtimet e tij se nuk na ka dërguar “asnjë letër, asnjë falje dhe preferoi burgun”. Po si mund të preferonte burgun një shpirt i lirë si Musineja, në kulmin e moshës? Gjithashtu, si mund të kërkonte falje, pa pasur as më të voglin faj ajo trimëreshë? Dhe tani të mendosh: Enveri nuk kurseu gati të gjithë ata burra drejtues të shquar në luftë, heronj, deputetë, anëtarë të Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror, ministra, e kryeministra, që u dha nga një plumb pas koke, pa iu dridhur qerpiku dhe pa e vrarë fare ndërgjegjja e tij prej Neroni dhe nuk arriti të zhdukte një grua delikate, pa asnjë lloj pushteti dhe krejt të pambrojtur si Musine Kokalari.

PERSONALITETI I PAPËRKULUR

Sikur vetëm këtu të ndaleshim dhe të arsyetonim, ishte mëse e mjaftueshme për të kuptuar se nga çfarë brumi ishte gatuar dhe çfarë personaliteti i papërkulur kishte ajo. Musineja mbeti deri në fund, ashtu sikurse thoshte Friedrich Schiller: “Jini të fisëm në shpirt! Është zemra ajo që e ndërton dinjitetin tonë dhe jo opinionet e të tjerëve”. Më thoni tani; përballë stoicizmit të saj dhe madhështisë morale që tregoi, cili është dinjiteti i atyre që e prangosën, e spiunuan, e akuzuan, e përbuzën, e shanë, e ofenduan… Përse të gjitha këto? Vetëm pse pranoi hapur se kishte përpiluar një kërkesë, drejtuar aleatëve për të shtyrë zgjedhjet, ku të merrnin pjesë edhe katër grupet opozitare. A nuk janë lapidare fjalët e saj në gjyqin ushtarak (!), që i kurdisën, ku e dënuan me 20 vjet burg: “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste që të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste… Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”. A nuk të kujton kjo vajzën e Orleanit, shenjtoren e shpallur në vitin 1920, Zhan d`Arka, para turrës së druve kur ishte vetëm 19 vjeçe?

Nga ana tjetër, nuk duhet harruar, se njësoj u trajtuan sa e sa gra të tjera, si Sabiha Kasimati, Drita Kosturi, Marie Medicina, Raile Luzi, Qefsere Begeja, Hava Golemi, Lavdie Petrela, Rita Koka, Jolanda Tafmizi, Nurije Koculi me shoqe. Musineja, teksa të ëmës i kishte ardhur, fundi i drejtohet: “Ti, Ane, edhe baltën do ta hidhërosh me ato që ke hequr”. Sa domethënëse që është kjo shprehje, e cila përmbledh tmerret që hoqën mijëra e mijëra Ane të ndershme shqiptare. Mallkimi rëntë mbi ata që ua nxinë jetën atyre, që e varfëruan deri në kufijtë e mjerimit një popull të tërë, dhe turpi rëndoftë mbi këdo që i del djallëzisht në mbrojtje diktaturës dhe diktatorit. Nder njerëzve të mençur e atdhetarë si Uran Butka që duke ndriçuar figura të tilla, i bëjnë nder të vërtetës! Intelektualë, thojeni fjalën tuaj si ai, dhe kujtoni se shprehja e politikanit filozof Alexis de Torqueville se “Shtypi është mjeti më i pa të metë dhe më demokratik i lirisë”, vlejnë edhe për ne. I asaj lirie, të cilës bija e Gjirokastrës dhe e gjithë Shqipërisë, Musine Kokalari i kushtoi gjithë jetën e saj!

/Gazeta Panorama