Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë ka komplimentuar kombëtaren shqiptare duke i uruar një kualifikim për në Botëror. Anglia fitoi 0-2 në Tiranë me dopietën e Kane.
“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.
Jam shumë krenar për rekordin e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, tha Tuchel pas ndeshjes.




















