E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Donald Trump për partneritete ekonomike të drejta dhe zhvillimin e inovacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së bën të ditur se gjatë takimit, VanHorn ka ndarë planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane në fushën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe ka inkurajuar qeverinë shqiptare të miratojë një mekanizëm të fuqishëm dhe transparent për shqyrtimin e investimeve të huaja.

“Këto iniciativa synojnë të promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë, në mënyrë që bizneset të lulëzojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë,” thekson Ambasada e SHBA-së.