Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pasditen e së shtunën pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirat publike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, shefi qeverisë  theksoi se operacioni do të vijojë pa ndërprerje deri në çlirimin e plotë të çdo sipërfaqeje të zaptuar.

“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim,” shkroi kryeministri, duke publikuar pamjet e prishjeve.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur si një nismë kombëtare që prej muajit korrik. Inspektimet dhe ndërhyrjet synojnë të heqin të gjitha zaptimet e kryera nga biznese, lokale apo subjekte të ndryshme që kanë vendosur rrethime metalike, struktura xhami, karrige apo tavolina në trotuare e zona të tjera të përbashkëta.

Operacioni siç shprehet Rama pritet të vijojë në të gjitha bashkitë e vendit, me qëllim rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.