Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka ardhur koha për një mundësi të re për “familjen tonë demokratike”.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.
Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.
Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.
Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.
“Ky vendim është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.
Vendimi vjen pas zgjedhjeve lokale, ku PDK doli parti e dytë.
Në Shqipëri ndërkohë, ti mund të humbasësh zgjedhje njëra pas tjetrës, si Sali Berisha.
Madje, zgjedhje pas zgjedhje, humbja është edhe më e rëndë.
Por askush nuk jep dorëheqje.
E kanë gati tashmë justifikimin: Na vodhën.
Dhe mblidhen para Kryeministrisë, bëjnë ndonjë protestë dhe jeta vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Deri në humbjen e radhës!/Tema




















