Për gazetarin Namir Lapardhaja, akti i dorëheqjes së Fatos Nanos pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005, është akti i vetëm i vërtetë politik që ka ndodhur në politikën shqiptare në 20 vitet e fundit.

Në një koment për gazetën ‘TemA”, Lapardhaja shprehet se kjo duket si diçka e rëndomtë, por, edhe nëse do do të kujtohej vetëm për këtë, kaq do të mjaftonte, duke e krahasuar me atë se çfarë ndodhi pas tij.

“Duket si diçka e rëndomtë dhe normale në demokraci, por, në këto dy dekada, i vetmi akt politik i vërtetë mbetet dorëheqja dhe largimi Fatos Nanos nga drejtimi i PS. Ndonëse me vese si çdo politikan tjetër i këtij vendi, Nano zgjodhi të mos bënte rrëmujë, pazare apo hakmarrje, duke shfaqur kulturën dhe imazhin e tij liberal.” – shprehet ai.

“Vlen të përmendim edhe atë se të gjithë akuzat e rënda ndaj tij, ranë pas largimit, madje akuzuesit më të mëdhenj pranuan se kishin qenë për konsum politik.
Në klimën e polarizuar ku askush s’tërhiqet, Nano u largua i nderuar, duke dhënë shembullin e pranimit dinjitoz të rezultatit dhe mungesës së frikës pa imunitet.
Shqipërisë i mungon akti i dorëheqjes dhe i largimit; prandaj Fatos Nano do të kujtohet për kulturën e tërheqjes dhe pranimit të realitetit, duke e parë ikjen si reflektim dhe ruajtje të fytyrës.” – vijon më tej komentin për gazetën ‘TemA’ gazetari Namir Lapardhaja./ Tema