Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka raportuar këtë mëngjes nga Rinasi mbi detajet e ngjarjes që ndodhi dje, ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë Glimando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri.
Për gazetaren Demushi, ka folur ekskluzivisht një dëshmitar që ishte prezent gjatë ngjarjes së rëndë.
“Kur po kaloja, dëgjova të shtënat. U tremba dhe pashë kallashin që u përdor. Automjeti u ndal, një person u vra dhe tjetri u plagos. Për mua është si një film, jam i shokuar dhe i tmerruar. Na largoi policia. Ata erdhën shpejt, por në atë moment nuk kishte prezencë policie,” rrëfen dëshmitari.
Euronews Albania




















