Ndonëse pakënaqësia e njerëzve është e madhe, sërish Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës sillet si një tabloid rozë që merret mëngjes dhe mbrëmje vetëm me thashetheme. – kështu shprehet për gazetën ‘TemA” analisti Namir Lapardhaja.
Nëpërmjet një video-mesazhi ai thotë se zgjedhjet e pjesshme do të ishin një mënyrë e mirë përballje për opozitën me pushtetin, mirëpo PD i iku përballjes sepse me rezultatin e së dielës i bie e gjithë propaganda e saj.
Sipas tij, kjo është një strategji që bazohet mbi hilenë dhe jo mbi politikën dhe PD e bën një gjë të tillë vetëm për të mos mbajtur përgjegjësi, sepse ajo është e paaftë të frymëzojë.
Ndaj shprehet Lapardhaja më tej, “të hënën në mesditë, kur gjithçka do të jetë marrë vesh edhe zyrtarisht, pushteti do të jetë i gëzuar që kandidatët e tij kanë fituar, ashtu sikurse edhe opozita dhe PD do të jetë e gëzuar që kandidatët e saj nuk kanë humbur. Ata që humbën ishin disa të pavarur, nga shoqëria civile, që edhe kësaj radhe, si përherë, thjesht Rama u vodhi zgjedhjet. Por hajt mo se Rama të vjedh, ndaj edhe protesat e fuqishme janë gati ja sa të mbarojë ca punë Doktori.”/TemA




















