Bujar Leskaj ka hequr dorë nga drejtimi politik i Vlorës. Leskaj bëhet i pari drejtues i PD që pranon humbjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Atird Hoxha kryetar i degës së PD, Vlorë tha se lëvizja e Leskaj nuk ka qenë një lëvizje e papritur, ndërsa nënvizoi se edhe me herët qëndrimet e tij, zoti Leskaj i ka paraqitur edhe përpara Kryesisë.
“Lëvizja e Leskaj për ne nuk ka qenë e papritur, pasi fill pas përfundimit të zgjedhjeve të një pauze. Në një nga mbledhjet e zhvilluara në Vlorë me Kryesinë e degës, Zoti Leskaj i ka paraqitur edhe përpara Kryesisë. Për ne anëtarët dhe bashkëpunëtorët në degën e Vlorës nuk ka qenë një lëvizje e papritur”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu nënvizoi se me qëndrimin e tij, Leskaj ka synuar të japë edhe një mesazh që të gjithë të marrin përgjegjësinë, për humbjen e 11 majit.
“Sa i përket vendimmarrjes së zotit Leskaj, është një vendimmarrje që ne jemi të njoftuar. Është çështje e tij. Pra ne jemi të qartë me të dhe qëndrimet e tij. Sa i përket, unë mendoj që zoti Leskaj është nga ata që e ka dhënë kontributin e tij. Kontaktet e tij me demokratët e Vlorës kanë qenë të vazhdueshme. Duke dhënë shembullin e tij, zoti Leskaj ka kërkuar që nëpërmjet këtij veprimi të ketë një reagim të të gjithë atyre që kanë pasur një kosto. Pra ai ka marrë në njëfarë mënyrë “një përgjegjësi” lidhur me rezultatin e 11 majit. Këtë e ka deklaruar edhe vetë…Por unë mendoj që Leskaj ka dashur të japë një mesazh që të gjithë të marrin përgjegjësi, pavarësisht se thashë të gjitha veprimeve të jashtëligjshme në procesin në Vlorë”, tha Hoxha.
Ai foli edhe për kontratën e Berishës me La Civita, duke thënë: “U investua më shumë me këtë La CIvita sa i përket edhe sulmit që iu bë PD. Apo edhe propagandimit të non gratës së kryetarit të PD. Dhe kjo mendoj që kjo ka qenë një strategji e zgjedhur nga politikbërësit e PD. Ky është një njeri që i ka dhënë provat në një fushatë në SHBA, mendoj që ishte një gjetje e PD. Por më pas ndërthuren mekanizmat edhe që përdor pushteti”
			



















