Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha për Bashkinë e Cërrikut teksa ushtroi të drejtën e votës, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.
Në një deklaratë për mediat, Hoxha tha se bashkia nuk është politikë, por detyrë.
“U bëj thirrje qytetarëve të Cërrikut që të votojnë masivisht, sepse është e drejtë ligjore që të votojnë dhe të shprehin mendimin e tyre. Kushdo qoftë fituesi, uroj që t’i shërbejë Cërrikut sepse bashkia nuk është politikë, por është shërbim. Shpresoj që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë”, tha Amarildo Hoxha.




















