Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e regjistruar këtë të marte në rrethrrotullimi i Rinasit. Dyshohet se nga kjo ngjarje është ekzekutuar Gilmando Dani.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për konfirmimin e identitetit të viktimës dhe rrethanat e ngjarjes. Nga informacionet paraprake dyshohet se dy automjete kanë qëlluar drejt një automjeti tipit “Benz”.

Mjetet pas atentatit janë larguar në drejt Fushë Krujës. Ngjarja mësohet se s’ka lidhje me Policinë Kufitare apo me sigurinë në aeroport të Rinasin.