Pas deklaratës së Ilir Metës nga paraburgimi, ku ai akuzoi mazhorancën se po miraton “në errësirë” ligjin për barazinë gjinore, duke e cilësuar “anti-familje dhe anti-atdhe”, ka ardhur një reagim i menjëhershëm nga aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTI+, Xheni Karaj.

“Paska thënë Meta nga errësira e burgut se: Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën. Me turp e nxjerr gjithmonë këtë foto kur na lëpiheshin ne aleatëve të dritës për një resme (fotografi) që të dukeshin progresivë dhe pro demokracisë e progresit.” – shkruan Karaj në reagimin e saj.