Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal dhe këngëtarja Nicki Nicole janë ndarë, pas tre muajsh bashkë. Vetë lojtari, ka njoftuar se historia e dashurisë mes tyre është mbyllur.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Yamal u shpreh se nuk ka pasur ndonjë pabesi, thjesht të dy vendosën të ndaheshin.

“Thjesht vendosëm të ndaheshim dhe kaq. Gjithçka që thuhet nuk ka të bëjë fare me ne. Nuk kishte asnjë çështje pabesie”, u shpreh Yamal.

Çifti nisën lidhjen e tyre në korrik, menjëherë pas ditëlindjes së 18-të të Lamine, dhe pas vetëm tre muajsh bashkë, futbollisti tani ka konfirmuar se janë ndarë, duke i dhënë atij mundësinë të përqendrohet plotësisht në karrierën e tij në futboll.