Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sfiduar opozitën, duke thënë se standardet që ata kërkojnë për pushtetarët socialistë që merren të pandehur nga SPAK, duhet të jenë të njëjtë për të gjithë.
Teksa merr si shembull rastin e Erion Veliaj dhe Belinda Ballukut, për të cilët opozita kërkon dorëheqje me pretendimin se janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, ai thotë se njësoj janë dhe drejtuesit e opozitës, duke përmenduar Berishën, Metën, Mediun por dhe Flamur Nokën.
“Tani, ky standardi që kërkohet se po qe i pandehur duhet të japësh dorëheqje, duhet kuptuar për të gjithë njësoj besoj apo jo?
Sikur nuk ka kuptim të dorëhiqen apo largohen vetëm ata të atij tjetrit.
Se të pandehur janë Erioni e Belinda, por janë gjithashtu edhe Saliu, Fatmiri, Iliri e ndoshta edhe Muli…
Sikur s’del hesapi me dorëheqje…!”, shkruan Manjani.




















