Shqipëria ka pasur numrin më të madh të ambasadorëve të BE-së në Tiranë, diplomatë nga Italia. Dhe kjo flet shumë për një relacion që Roma zyrtare, edhe pse nuk e ka aktivizuar siç duhet ndikimin që ka në Shqipëri, ka arritur të sjellë njerëzit e saj si përfaqësues të Brukselit zyrtar. Ambasadori i parë i BE-së në Tiranë pas rrëzimit të komunizmit ka qenë një diplomat italian. Traditë që ka vijuar edhe më tej. Vetëm së fundmi kemi pasur gati tre ambasadorë në radhë; Ettore Sequi, Luigi Soreca dhe Silvio Gonzato.

Qënia e diplomatëve italianë në delegacionin e Bashkimit Eruorpian, vendi i vetëm që nuk ka asnjë kushtezim por e përkrah Shqipërinë në BE prej vitit 1990, është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Italia, ndërkaq, përveç se e ka përkrahur hapur nuk ka pasur kurrë probleme me Shqipërinë, ka qenë mjaft e kujdesshme në trajtimin e palëve politike në Shqipëri. Këtë e ka bërë çdo qeveri italiane, qoftë e të majtës, qoftë e së djathtës.

Që nga Andreoti në 1990-n, tek Prodi e Berlusconi e deri tek Giorgia Meloni sot. Madje e djathta italiane ka qenë e vetmja, e cila ka respektuar Sali Berishën, kur ai pas shpalljes Non Grata, u izolua nga të gjithë partitë aleate të Partisë Demokratike.

Forza Italia e themeluar nga Silvio Berlusconi, që sot drejtohet nga ministri i Jashtëm Antonio Taiani, ishte përfaqësuesi i vetëm i Prtive Popullore Europiane që çoi përfqësues në Konventën e Sali Berishës, kur ky i fundit nuk e kishte vulën e PD.

Por Berisha u tregua mosmirënjohës ndaj kësaj përkrahje dhe ishte ndër të parët që kundërshtoi planin italian për një qendër emigrantësh në Gjadër. Madje ka qenë një sponsor i rëndësishëm i disa qarqeve të majta italiane për të krijuar një kauzë trazire, që të kishte rezultat në Itali po edhe në Shqipëri. Në fakt ndodhi e kundërta, Giorgia Meloni fitoi të gjitha zgjedhjet, që nga ato europiane, ku pati si kauzë kundërt qendrën e Gjadrit e deri tek shumica e zgjedhjeve të pjesshme rajonale.

Kjo sjellje e Berishës, e cila ka qenë invazive në disa qendra majtiste në Romë, që janë më shumë mediatike, e që në diskurs konsiderohen edhe filoruse, ka shkaktuar një problem të rëndësishëm të PD-së me të djathtën italiane, përkatësisht me qeverinë e Romës.

Siç dihet Gorgia Meloni, është sot në Europë, aleatja më e rëndësishme politike e Donald Trump në Europë. Gjë që presidenti i SHBA nuk lë rast pa e përmendur. E në qarqet amerikane të MAGA, natyrisht aty ku flitet për rajonin dhe për çështjet me të cilët Italia hyri në polemika, siç është qendra e Gjadrit ka pasur edhe vëmendjen atje. Elon Musk përshembull ishte një nga më të zjarrtët kur kritikoi gjykatësit italianë. Fakt ky që edhe në Uashington kanë mbërritur dosjet në lidhje me këtë çështje. E në këtë rast sjella e Berishës, e ka pasur analizën apo efektin e saj në Uashington, qoftë edhe me komentin e doplomatëve të Romës. Ndërkaq, as nuk ka dyshim që influence italiane është edhe më e fortë sot në BE, sidomos në raportet e Melonit me Trump, por jo vetëm. E në këtë rast, mbështetja e Romës për Shqipërinën ë BE, ka pasur një efekt edhe më të fortë e të rëndësishëm.

Sali Berisha sot, edhe pse ka vulën e PD-së, është më i zoluar se më parë. Madje edhe Athinën, për të cilën kreu një shërbim të madh me rastin Beleri, nuk e ka me vete, pasi grekët e bënë të qartë me gojën e Fredi Belerit që kërkojnë dorëheqjen e Berishës.

Ndaj sulmi ndaj ambasadorit të BE-së, ka një synim për të marrë vëmendje, pas një injorimi të gjatë. Vëmendje që e mori si pasojë e një shkelje që në standardin europian quhet e rëndë, por sipas gjasave do të jetë e fundit./ TemA