Kompania e fluturimeve “Wizz Air” është kthyer në mankthin e klientëve të saj, pasi nga shpikur një skemë të re zhvatjeje, duke imbarkuar në avion, para orarit zyrtarë, valixhet e udhëtarëve.

Ky fenomen shqetësues është kthyer në skemë mashtrimi, të cilën kompania e realizon përmes punonjësve të saj duke i refuzuar marrjen e valixheve pasi sipas tyre ata janë vonë.

Një klient i linjës së “Wizz Air”, ka kaluar një moment të papërshtatshëm me punonjësit e kompanisë, të cilët jo vetëm i refuzuan marrjen e bagazheve por dhe e faturuan në shumën 73 euro, 3 herë më e lartë se shuma për një bagazh të paguar më përpara nga klienti, e cila nuk ishte asgjë më shumë se skemë vjedhjeve.

Pasagjeri i “Wizz Air”, u shpreh se mëngjesin e sotëm po udhëtonte nga Tirana drejt Athinës, një udhëtim që do të kryhej në orën 6:50 minuta dhe kur është paraqitur në sportel në orën 6:05 minuta, për të lënë bagazhet pasi check-in ishte kryer një ditë më parë, sportelistja ja ka refuzuar duke i thënë se bagazhet ishin nisur tashmë për në avionin e linjës Tiranë-Athinë disa minuta më përpara.

Sportelistja ka refuzuar t’ia marrë bagazhet klientit, edhe pasi ai ia ka pohuar disa herë se është brenda orarit zyrtarë dhe se problemi është metoda operative e kompanisë, e cila ka imbarguar bagazhet përpara përfundimit të orarit zyrtarë.

Sipas rregullores një kompani ka një orar limit të depozitimit të bagazheve prej 40 minutash nga nisja e avionit, pra klienti duhet te ishte në sportelin e check-in deri në orën 6:10 minuta, sipas orarir zyrtarë, por punonjësit e kësaj linje nuk kanë pritur udhëtarin, sepse nuk i intereson dhënia e shërbimit por grabitja e klientëve.

Udhëtari i gjendur në një situatë krejtësisht të parehatshme, kur punonjësja e kompanisë i refuzon bagazhin dhe pse nuk tregonte rregulloren, se pse dorëzimi i bagazheve duhej të bëhej më përpara, drejtohet në kontrollin fizik, madje telefon të afërmit në orën 6:12 minuta edhe pasi ishte përshëndetur me ta, të qëndrojnë në aeroport, nga frika se mos nuk i kalonin disa prej gjërave në valixhe, të cilat nuk lejohen në bordin e avionit.

Por nuk mbaron këtu, pasagjeri për shkak të refuzimit, ka humbur disa sende gjatë kontrollit fizik dhe bagazheve, pasi nuk lejoheshin të kalonin mbi avion. Punonjësja e kontrollit fizik me keqardhje i tha pasagjerit se kjo skemë ishte kthyer në praktikë nga kompania së fundmi dhe shumë udhëtarë janë ankuar. Ishte punonjësja e sigurise që i lejoi udhëtarit të kalonte ushqimin e fëmijës së mitur, që kishte në bagazh, që ishte i domosdoshëm gjatë ditëve të qëndrimit në shtetin fqinj. Punonjësja ja vendosi ushqimin në disa qese plastike pasi amballazhi ishte i palejuar, për të mos ia hedhur në koshin e mbeturinave.

Kur ka mbërritur disa minuta më mbrapa në sportel punonjëset i kërkuan udhëtarit të paguante shumën 73 euro, pse ai nuk e kishte kaluar bagazhet në orarin e përcaktuar prej tyre dhe jo sipas rregullores. Punonjësja e aeroportit, nuk pranonte se kompania kishte mbyllur sportelin e bagazheve para orarit zyrtarë, madje e kërcënoi klientin e kompanisë, se nëse nuk paguante do të humbiste avionin.

Gjobat dhe pagesën ekstra për bagazhet, punonjësit e merrnin kesh dhe nëpërmjet plotësimit të blloqeve të faturave të dorës, që të ngjanin më shumë si faturino linje autobusi dhe aspak serioze për një kompani flururimi e cila frekuentohet nga qindra udhëtarë në ditë, një pjesë e mirë dhe të huaj, që nuk mbajnë kesh siç pretendon kompania.

Praktikisht “Wizz Air” e ka grabitur dhe i ka shkaktuar një dëm ekonomik 3 herë klientin e saj, një herë kur i mori paratë për bagazhet, një herë kur hodhi në kosh disa nga sendet që duhet të kalonin për arsye sigurie në sektorin e bagazheve të avionit dhe pastaj kur i morën vlerën 73 euro, që të kalonte çantën.

Udhëtari i detyruar pagoi shumën e kërkuar, i kërcënuar se do të humbte udhëtimin, pasi kaloi dhe sportelin e imbarkimit duke ju drejtuar avionit, jashtë derës së aeroportit ku qëndronte avioni, punonjësit e bagazheve e pritën t’i merrnin valixhen para derës së avionit, në mënyrë që të vazhdonte udhëtimin.

Udhëtari këshillon të gjithë klientët e “Wizz Air” të mos pranojnë refuzimin e bagazheve nga punonjësja e check-in, përpara orarit zyrtar prej 40 minutash nga nisja e fluturimit, sipas rregullores së përcaktuar nga kompania, pasi nuk mund të vërtetoni mbërritjen tuaj tek sporteli pasi të kaloni kontrollin teknik dhe të pasaportave, deri tek punonjësit e tjerë të imbarkimit të cilë janë aty për t’iu grabitur edhe jo për t’iu shërbyer.

Kompania e fluturimeve “Wizz Air” gëzon titullin për vitin e 3 radhazi si kompania më e keqe në botë nga “Who”, që bënë rënditjen e kompanive të fluturimit bazuar mbi eksperiencën e udhëtarëve të saj. Por në Shqipëri, ku ligji nuk vepron dhe Autoriteti i Aviacionit Civil fle gjumë, bashkëpuntorët e vjedhjeve të shqiptarëve po bëjnë kërdinë duke mos i hyrë gjëmë në këmbë. Të jesh kompani e keqe, që nuk respekton oraret e fluturimit dhe që nuk rimburson klientët, të shesësh disa herë biletën e klientëve të tu duke i lënë në këmbë si autobus linje apo në tokë është një gjë, por të vjedhësh udhëtarët, këtë vetëm “Wizz Air” mund ta bëj!/Ekskluzive.al