Teksa janë luajtur të gjitha ndeshjet e programuara për vitin 2025 të këtij sezoni futbollistik të “Sunday League” , FC Barrikada shpallet kampione dimri në grupin A, duke e mbyllur në vendin e parë me pikë të plota në këtë fazë, 9 fitore në 9 ndeshje. Shtuar edhe fitoren e marrë në kupë, ku Barrikada kaloi në fazën tjetër, bën 10 fitore në 10 ndeshje.

Këto rezultate nuk janë rastësore por kanë ardhur si rezultat e punës së mirë përgatitore nga tekniku Ardit Biba me lojtarët e ekipit duke nisur nga “veterani” Klevis Maze që luan me Barrikadën që prej ditës zero e deri te afrimet e shumta këtë sezon.

Konkretisht, portieri Susko me paraqitje fantastike teksa ka mbajtur të paprekur portën në 5 javët e fundit në kampionat. Pa i hequr asnjë meritë Suskos, tepër kompakte është paraqitur mbrojtja ku Aleks Giçi, Lorenc Sallufi, Nasiel Maze dhe veterani me eksperiencë Arjan Sheta kanë interpretuar ndeshjet në lartësinë e duhur. Shtuar këtu edhe afrimin në krahun e djathtë të mbrojtjes, Luis Kola i cili është përshtatur direkt me ekipin pasi shënoi dhe asistoi për golin tjetër në ndeshjen e zhvilluar në Kupë.

Për të vazhduar më tej me Denis Nelin motori i ekipit, Agim Saraçi,  apo Leon Çota, mesfushori që po surprizon teknikun Biba me paraqitjet e shkëlqyera çdo ndeshje.

Vlen të theksohen paraqitjet Rivaldo Bakajt, një futbollist brilant me vizion. Statistikat flasin vetë 5 asist dhe 5 gola në këto 10 ndeshje të zhvilluara.

Nga ana tjetër Mirej Berberi, Arbër Mehmetllari e Mario Gjoka kanë gjetur rrugën e rrjetës thuajse në çdo ndeshje. Vlen të përmendet efikasiteti i Gjokës me 9 gola në 9 ndeshje të zhvilluara. 

Po ashtu Liridon Mjekaj ish lojtari i Tërbunit është përshtatur që prej fillimit me gola dhe asist.

Paraqitje dinjitoze kanë zhvilluar edhe pjesa tjetër e ekipit. Safet Jaçe ish – gardiani i portës së Gramozit, Izmirjan Vezi, Avelino Alikollari, Mario Xhimi, Klejdi Alla, Endri Kllogjri, Kidni Ismaili janë kontributorë në sukseset e skuadrës.

Ndërkohë Ersi Sinani që vijon të vuajë dëmtimin është një mungesë që bie në sy te ekipi.

Meritë për gjendjen e ekipit ka padyshim tekniku Ardit Biba dhe ndihmësi i tij Bledi Bashllari që me disiplinë, përgatitje fizike e atletike dhe harmoninë e grupit kanë arritur të fitojnë çdo ndeshje.

Rezultatet e këtyre 10 ndeshjeve, që nuk janë pak, loja dominuese ndaj ekipeve kundërshtare por edhe përforcimet që do vijnë përgjatë merkatos së janarit tregojnë se ekipi teknikut Ardit Biba e ka seriozisht këtë sezon fitimin e kompeticionit.