Nga Nedion Marku

Sulmet kibernetike gjatë vitit 2025 kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në rajon dhe Europë. Rrjetet publike, bizneset private dhe institucionet shtetërore raportojnë raste pothuajse të përditshme, çka e ka kthyer sigurinë kibernetike në një prioritet kombëtar dhe ekonomik.

Ndër sulmet më të shpeshta përmenden:
• Ransomware, që synon bllokimin e sistemeve kritike;
• Vjedhjen e të dhënave nga databaza të pambrojtura;
• Sulmet ndaj rrjeteve financiare, ku synohen kartat dhe llogaritë bankare;
• Sulmet DDoS, që ndërpresin funksionimin e portaleve dhe shërbimeve të pagesave.

Ekspertët theksojnë se krimi kibernetik është organizuar dhe po funksionon si industri. Grupet kriminale zhvillojnë mjete të reja, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe shfrytëzojnë dobësitë e organizatave që nuk përditësojnë sistemet.

Si të mbrohemi?
• Përditësim i detyrueshëm i serverëve dhe pajisjeve.
• Segmentim i rrjetit për të kufizuar përhapjen e sulmit.
• Backup ditor, i ruajtur jashtë rrjetit kryesor.
• Politikë e qartë e fjalëkalimeve dhe aksesit.
• Monitorim 24/7 të trafikut në rrjet.

Siguria kibernetike nuk është më çështje teknike është pjesë e stabilitetit të një shteti dhe ekonomie.