Avokatja dhe aktivistja demokrate Adriana Kalaja e cila u zhgënjye nga lëvizja e deputetëve demokratë të cilët shprehen mbështetje për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, e pyetur për marrëdhënien e saj me Partinë Demokratike, sqaroi se ka dhënë dorëheqje “serioze”, por ka vijuar të luftojë brenda strukturave për respektimin e statutit.

Ajo u shpreh e hapur për një rikthim, por jo pa kushte. Sipas saj, PD duhet së pari të reflektojë mbi zbatimin e statutit dhe të rikthehet te premtimet e “foltores së parë”.

“Nuk kemi nevojë për foltore të dyta apo të tjera, por për mbajtjen e premtimeve. Nuk mund të jemi seriozë në mbrojtjen e Kushtetutës së vendit, nëse nuk mbrojmë statutin e partisë, që është kushtetuta jonë”, theksoi ajo në News24.