Adriatik Lapaj kreu i “Shqipëria Bëhet” prej 12 orësh vijon të protestojë në një mënyrë ndryshe përpara Kryeministrisë.

Lapaj e ka nisur mbrëmjen e djeshme në kuadër të 8 Dhjetorit protestën e tij, ku sipas videove të shpërndara ai shprehet se si “protestues i përjetshëm” do të vijojë pa ndalim një protestë kundër qeverisë.

Sipas tij protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” sipas tij që po i bën Kryeministri Edi Rama.