Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për aferën e Bankers Petroleum. Analisti Andi Bushati, e ka cilësuar “vjedhje spektakolare”.
Andi Bushati: Flasim për dosjen Berisha, dosjen Partizani dhe themi, Sali Berisha dyshohet, akuzohet se favorizoi dhëndrin të bëhet me toka. 5D-ja, krijoi kompani ti merrte vetë lekët e Bashkisë. Belinda Balluku, telefon tender. Për Bankers kush është thelbi? Për çfarë akuzohet kjo kompani? Çfarë ka bërë të ngjashme, nëse do t’ja shpjegonim një fëmije?
Myslim Murrizi: Bankers ka blerë të gjithë këta që kanë qeverisur Shqipërinë nga 2004 dhe u ka vjedhur shqiptarëve 10 miliardë euro, sa të gjitha këto sëbashku nuk e kapin dot Bankers, këto që përmende ti dhe shumë e shumë të tjera.
Andi Bushati: Çfarë ka bërë, si ka funksionuar?
Myslim Murrizi: Nuk është kontrolluar kurrë.
Klodiana Lala: Ka krijuar skema mashtruese, duke fryrë faturat fiktivisht, duke mbledhur miliona para, duke mos paguar asnjë taksë. Këto para i ka bërë me pagesa preferenciale, pra të gjithë kapitalin që ka marrë përmes pasurisë tonë publike dhe kombëtare, e ka çuar jashtë vendit. Këto para i ka përdorur një bankë më pas, për të heshtur në të gjithë mënyrat. Doganat duhet të kishin kontroll të rreptë, tatimet duhet të kishin kontrolle periodike, institucionet financiare për çdo lëvizje të parasë, duhet të lajmëronin.
Andi Bushati: Këta kanë bërë skemë të paligjshme për të nxjerrë përfitime të paligjshme. Kush është kjo skemë?
Ola Xama: Nëntoka e Patos Marinzës është e shqiptarëve, nuk është as e kanadezëve dhe as e kinezëve, shteti shqiptar e ka dhënë me shfrytëzim me koncesion. Më përpara e ka patur Albpetrol, kompania publike e prodhimit të naftës, fitimi i saj transferohej te buxheti i shtetit, tashmë i kaluan Bankers. Për shkak se Bankers është kompani që merr nga pasuritë e shqiptarëve, u vendos në kontratë ndryshe nga sa ishte norma e tatimit, u vendos 50%, pra çdo gjë që fiton do ta ndash përgjysmë me shqiptarët. Bankers deklaron gjithmonë humbje dhe kurrë nuk i ndau me shqiptarët këto para. Dyshohet se fitimet e saj kanë shkuar jashtë dhe një pjesë është ndihmuar nga zyrtarët e shtetit shqiptar, të cilët kanë patur detyrën të monitoronin dhe nuk e kanë bërë.
Andi Bushati: Këto, letërporosi, llogari, banka në Austri, na shërbejnë për të kuptuar, jo a është vjedhur apo jo, sepse jemi dakord të gjithë që është vjedhur, sepse 20 vjet këta nuk kanë dhënë asnjë lek, por për të kuptuar emrat se kush i ka vjedhur. Lekët kanë firuar.
Skemë më spektakolare vjedhje në Shqipëri nuk ka ndodhur, as Vehbi Alimuça, ky është rrëmbim spektakolar.




















