Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në një takim, Antonio Durso, tashmë bashkëpunëtor edhe i MTKS.
Gjatë takimit, Gonxhja dhe Durso biseduan për urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias, Itali në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit.
Në fokus të takimit gjithashtu ishin aktivitetet në fushën e turizmit dhe karvaneve të mjeteve historike në itenerare kulturore e natyrore shqiptare, për muzealizimin RETRO në kuadrin e Automotopark Albania, lidhje dhe shkëmbime me disa nga brandet më të rëndësishme italiane të Tour Operatorëve dhe ekselencës sektoriale për menaxhimin e destinacioneve dhe gjenerimit të vizitorëve të eksperiencës, traditës e aventurës në vendin tonë.
“Takim i shkëlqyer me Antonio Durso, mik e dashamirës i Shqipërisë, tashmë bashkëpunëtor edhe i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për urat mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias, Itali, për aktivitete në fushën e turizmit dhe karvaneve të mjeteve historike në itenerare kulturore e natyrore shqiptare, për muzealizimin RETRO në kuadrin e Automotopark Albania, lidhje dhe shkëmbime me disa nga brandet më të rëndësishme italiane të Tour Operatorëve dhe ekselencës sektoriale për menaxhimin e destinacioneve dhe gjenerimit të vizitorëve të eksperiencës, traditës e aventurës në vendin tonë.
Një 2026 plot ide e nisma na pret, duke institucionalizuar angazhimin për risi e evente ndërkombëtarizuese turistike, kulturore e sportive me organizata, klube e shoqata të pasionit historik, agjenci e institucione partnere në rajon me theks promovimin e Shqipërisë”, shkruan Gonxhja.

















