Kreu në detyrë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimin me studentët e Universitetit “Aleksandër Mosiu” të Durrësit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se gjatë fjalës së tij Dumani ka pohuar ndër të tjera se presionet që kanë ardhur apo vijnë nga politika për çështje të caktuara, nuk kanë ndikuar në punën hetimore të Strukturës së Posaçme.

Po ashtu, Dumani ka bërë më dije se më shumë se 50% e çështjeve me fokus zyrtarë të lartë, kanë marë vendim të formës së prerë.

Dumani gjithashtu ka vlerësuar si mangësi mos rikandidimin e prokurorëve të posçëm në përfundim të mandatit, shkruan A2 CNN.

“Pas përfundimit të mandatit të tyre do krijojë anomali, pavarësisht se është investuar shumë te formimi profesional i tyre. Shqipëria nuk e ka luksin të largojë prokurorë profesionist. Vleresojmë se duhet t’ju jepet mundësia e rikandidimit për ata që duan të rikandidojnë”, ka thënë mes të tjerash Dumani.