Arsenal dhe Manchester City kanë hyrë në një garë të fortë për shërbimet e sulmuesit brazilian të Real Madrid, Rodrygo Goes.

Të dy klubet angleze e shohin 24-vjeçarin si përforcim ideal për repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe eksperiencës së tij në nivelet më të larta të futbollit europian.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Real Madrid është i gatshëm të dëgjojë oferta për Rodrygon, me një çmim që nis nga 70 milionë euro. Interesi i dy gjigantëve të Premier League pritet të intensifikohet në merkato, ndërsa e ardhmja e brazilianit mund të vendoset gjatë muajve të ardhshëm.