Aston Villa dhe Arsenali u bënë protagoniste të një ndeshjeje tërheqëse këtë të shtunë në Premier League angleze.
Në Villa Park u vunë përballë skuadra kryesuese e kampionatit me atë të vendit të tretë, ku ajo që triumfoi ishte pikërisht Aston Villa me rezultatin 2-1, një ndeshje kjo që u vendos vetëm në minutat shtesë të saj.
Arsenali në minutën e 21 shënoi me Eze, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje të Saka. Rezultati mbeti 0-0 deri në minutën e 36 kur Aston Villa mori avantazhin në rezultat me golin e Cash. Pas këtij momenti Arsenali nisi sulmet në zonën e skuadrës së Unai emery në kërkim të golit të barazimit të cilin e gjeti në minutën e 52 me Trossard për të cuar rezultatin 1-1.
Aston Villa reagoi dhe e kërkoi sërish golin e avantazhit dhe e shënoi pikërisht në minutën e 95 me Buendia për të fiksuar fitoren 2-1 që e con në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Arsenali mbetet me 33.




















