Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se Partia Socialiste “nuk do të bëjë propozime për Avokatin e Popullit”.
Në prononcimin për mediat, Berisha pohoi se Partia Demokratike ka disa kandidatë për këtë post, duke theksuar se një prej tyre është emri i Besim Ndregjonit, i cili sipas tij duhet të votohet në Parlament.
Duke mbështetur hapur Ndregjonin dhe jo Adriana Kalanë, Berisha duket se ka “tradhëtuar” pritshmëritë e saj, pavarësisht se Kalaja u tërhoq nga të gjitha funksionet në PD, përfshirë postin e Kryetares së Gjykatës së Partisë dhe anëtares së Këshillit Kombëtar, pikërisht për t’u futur në garën për Avokatin e Popullit.
“Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë. Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur.
Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet”, tha Berisha.




















