Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka përdorur në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla termin “injorant”, gjatë kohës që Balla kishte marrë fjalën në sallë.
Balla kërkoi menjëherë ndërprerje të seancës plenare deri në momentin që Noka të nxirrej jashtë nga salla. Kryetari i Kuvendit vendosi 10 minuta pushim deri në qetësim të situatës.
Balla: Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Jemi në shkelje të rregullores se nu kemi dëgjuar argumenin përse kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës. Asnjëri prej folsëve nuk ka sqaruar përse kjo cështje duhet të iki nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje , njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’iu lexoj unë listën. Të gjithë e dini se Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë post se nuk e le ligji se ka mbushur 70 vjec. (Noka i thotë injorant)
Balla kërkon ndërprerjen e seancës.
Përplasja nisi pasi Berisha dhe të tjerë të PD-së cilësuan Endrit Shabanin si lepur të Surrelit, për të cilin kërkuan që të përjashtohet nga lista e kandidatëve për Avokat Populli. Në vijim të kësaj, Balla iu drejtua demokratëve duke u thënë se ‘kur të flisni për lepuj, duhet të flisni dhe për zagarë’. Në këto momente ka ndërhyrë Noka, i cili kundrejt Ballës, përdori termin ‘injorant’.


















