Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar se çdo aktivitet i organizuar jashtë forumeve të partisë është privat dhe nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Ai shtoi se PD është një parti që funksionon sipas statutit të saj.
“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume.
PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.
Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë.
Ky rregull është për çdo forcë politike në botë”, deklaroi Berisha.




















