Sali Berisha, kreu i PD-së, ka qenë këtë të enjte në foltoren e radhës në Mirditë. Ai ndaloi edhe te foltorja e anëtarit të kryesisë, Ervin Salianji, ku mes fjalës së tij theksoi se çdo gjë brenda partisë duhet të bëhet sipas rregullave dhe nuk duhet të imponohen vendime.

“Çdo njeri ka të drejtë të kritikojë me vullnetin e tij të lirë. Si çdo parti tjetër, edhe ne jemi një parti e miratuar me rregullat që kemi vendosur bashkarisht, dhe ato duhet të respektohen. Nuk mund të imponohesh kurrë në këtë mënyrë. Çdo demokrat, çfarëdo lloj gjëje që të ketë, duhet ta shprehë pa asnjë drojë, por brenda forumeve. Secili demokrat ka të drejtë të votojë për kë të dojë, të votojë i lirë. Por secili demokrat ka edhe detyrën që tani të mendojë se si do të futemi së bashku në procesin e përmirësimit të listave. Si t’i përmirësojmë listat? Listat janë tuajat, jo të Tiranës. Si t’i afrojmë tek secili prej nesh?” – tha Berisha nga Mirdita.